Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se incidenti ka ndodhur rreth orës 04:00.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se personi i plagosur, me inicialet A.B., është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 04:00 kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë. Personi i plagosur A.B., mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas Policisë, rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.
Në koordinim me Prokurorinë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar se si ka ndodhur plagosja.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me motivin e rastit apo personat e përfshirë.
KAQPATA


