Një rast i vjedhjes grabitqare është raportuar në kryeqytet, ku tre të mitur dyshohet se kanë kryer grabitje në një lokal në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:40, kur tre persona të dyshuar kanë hyrë në lokalin ku po punonte një punëtore dhe kanë marrë para të gatshme.

Gjatë përballjes me të dyshuarit, viktima ka pësuar lëndim në dorë dhe më pas ka marrë trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente, ndërsa po punohet në sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësive.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për shumën e parave të marra apo identitetin e të dyshuarve për shkak të moshës së tyre.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *