Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivate të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi për datën 6 qershor 2026.
Sipas vendimit zyrtar, çmimi i naftës është rritur në 1.54 euro për litër, që paraqet një rritje prej dy centësh krahasuar me ditën e premte.
Ndërkohë, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar, duke u tregtuar në 1.42 euro për litër.
Nga ana tjetër, gazi ka shënuar ulje të lehtë të çmimit, duke zbritur në 0.69 euro për litër, nga 0.71 euro sa ishte më parë.
Sipas njoftimit, këto çmime të reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.
Lëvizjet në çmimet e derivateve vijnë në një periudhë kur tregu i energjisë vazhdon të jetë i ndjeshëm ndaj zhvillimeve ndërkombëtare dhe luhatjeve të naftës bruto.
KAQPATA


