Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një çift bashkëshortor është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:09, pas një mosmarrëveshjeje mes dy të dyshuarve, një femër dhe një mashkull, të dy shtetas të Kosovës.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas konfliktit verbal, situata ka eskaluar në përleshje fizike, ku të dy palët dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Pas intervistimit në polici dhe me vendim të prokurorit kompetent, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten nën hetim.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *