Në Gjenevë të Zvicrës është zhvilluar një protestë nga komuniteti shqiptar, i cili ka shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protesta është zhvilluar në mbështetje të demonstratave që po mbahen në Shqipëri prej disa ditësh, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Në protestën e mbajtur në Gjenevë, pjesëmarrësit janë shfaqur me pankarta dhe këngë patriotike, duke shprehur solidaritet me protestuesit në Tiranë dhe qytete të tjera shqiptare.
Sipas deklarimeve të protestuesve, qëllimi i tubimit ishte mbështetja e kërkesave për ndryshime politike dhe institucionale në Shqipëri.
Një nga pjesëmarrëset është shprehur se komuniteti shqiptar në Zvicër ndjen lidhje të fortë me zhvillimet në vend dhe nuk ka hezituar të reagojë publikisht.
Ndërkohë, në Shqipëri janë paralajmëruar protesta të tjera, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe anulimin e disa projekteve të debatueshme.
KAQPATA


