Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare, Enxhi Nasufi, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat e fundit në vend. Përmes një letre të hapur, ajo ka ngritur shqetësime për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë, duke theksuar se çmimet e larta të banesave dhe kostoja e jetesës po ua pamundësojnë ndërtimin e së ardhmes në vendin e tyre.

Në reagimin e saj, Nasufi thekson se komentet e kryeministrit nuk prekin vetëm disa profile në rrjetet sociale, por mijëra qytetarë që përballen çdo ditë me sfida ekonomike dhe sociale.

Ajo vë në pah se një pjesë e madhe e të rinjve nuk arrijnë të blejnë një banesë për shkak të çmimeve të larta në tregun imobiliar, ndërsa shumë prej tyre po shtyjnë krijimin e familjeve dhe lindjen e fëmijëve për shkak të pasigurisë ekonomike.

“Një brez i tërë të rinjsh nuk po arrin të blejë një shtëpi në vendin e vet. Një brez i tërë po shtyn krijimin e familjes dhe lindjen e fëmijëve nga pasiguria ekonomike, nga mungesa e sigurisë për të ardhmen dhe nga çmimet stratosferike të jetesës dhe banesave në Shqipëri”, shkruan ajo.

Moderatorja kujton se në një sistem demokratik pushteti nuk është pronë e askujt, por një mandat i përkohshëm që buron nga vullneti i qytetarëve.

Në fund të reagimit të saj, Nasufi i drejtohet kryeministrit me mesazhin se nga pozita e pushtetit është e lehtë të ironizosh, por shumë më e vështirë të dëgjosh shqetësimet reale të qytetarëve.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *