Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare për muajin mars 2026, ku vërehet rritje e numrit të lindjeve dhe vdekjeve në Kosovë, ndërsa është shënuar rënie e kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve krahasuar me muajin shkurt.
Sipas raportit të ASK-së, gjatë marsit janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 314 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1 mijë e 211 foshnja janë meshkuj, ndërsa 1 mijë e 103 femra.
“Në muajin mars 2026 kemi rritje të numrit të lindjeve rreth 15.6 për qind krahasuar me muajin shkurt 2026”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 932 raste të vdekjeve, prej të cilave 524 meshkuj dhe 408 femra.
Sipas ASK-së, krahasuar me muajin paraprak, numri i vdekjeve është rritur për 3.4 për qind.
Sa i përket kurorëzimeve, gjatë muajit mars janë regjistruar gjithsej 932 raste martesash, duke shënuar rënie prej 3.8 për qind në krahasim me muajin shkurt.
Po ashtu, gjatë marsit janë regjistruar 133 raste të shkurorëzimeve në Kosovë.
“Krahasuar me muajin shkurt 2026 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve në muajin mars 2026 për 1.5 për qind”, thuhet më tej në njoftimin e ASK-së.
Institucioni statistikor bëri të ditur se raporti është hartuar mbi bazën e të dhënave administrative të siguruara nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës.
KAQPATA


