Murat Jashari ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili pretendoi se mediat i kishin bërë “pritë” gjatë deklarimeve të tij për çështjen e presidentit.

Në një përgjigje dërguar moderatorit të emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, Jashari e mohoi një pretendim të tillë dhe tha se qëndron pas deklaratave të tij publike.

“Jo, qëndroj pas asaj që kam deklaruar”, ka shkruar Jashari në përgjigjen e tij drejtuar Pandurit.

Më herët, Panduri e kishte pyetur drejtpërdrejt nëse e konsideronte “pritë” mënyrën si ishte trajtuar nga mediat gjatë deklarimeve për presidentin.

Debati u nxit pasi Kurti, në një intervistë për KTV, deklaroi se mediat kishin vepruar padrejtësisht ndaj Murat Jasharit.

“Shumë keq, shumëfish më keq se sa Glauk Konjufcës, ia bënë pritën Murat Jasharit mediat”, deklaroi Kurti.

Pas kësaj deklarate reagoi edhe Panduri, i cili kritikoi qasjen e Kurtit ndaj mediave dhe familjes Jashari.

“Kush jemi ne si media me ia zënë pritën familjes Jashari, kur asaj familjeje ia kanë zënë pritën të tjerë dhe dihet çfarë sakrifice ka bërë”, deklaroi moderatori i RTV Dukagjini.

Çështja e presidentit dhe deklaratat e fundit kanë nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe mediatike në Kosovë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *