Antigoni është emocionuar deri në lot pas përfundimit të Eurovision Song Contest 2026, teksa foli për rezultatin e Qipros në garën muzikore më të madhe në Evropë.

Artistja nuk arriti të fshehë zhgënjimin për renditjen finale, duke deklaruar se kishte shpresuar për një pozicion më të mirë për vendin e saj.

“Doja vërtet të bëja diçka më të madhe për Qipron tonë. Më vjen keq që nuk ndodhi”, tha ajo mes emocionesh para mediave dhe fotoreporterëve.

Gazetarët dhe të pranishmit e mbështetën këngëtaren me duartrokitje dhe fjalë inkurajuese, ndërsa Antigoni u përlot duke i falënderuar për mbështetjen.

“Jam shumë mirënjohëse për këtë rrugëtim. E jetova ëndrrën time në skenë. I dua balerinët e mi, ekipin dhe të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur”, shtoi ajo.

Kur u pyet nëse e konsideronte rezultatin një dështim, këngëtarja u përgjigj se ndiente pak zhgënjim, pasi kishte dashur ta përfaqësonte Qipron edhe më fuqishëm në Eurovision.

Antigoni performoi këngën Jalla, e cila tërhoqi vëmendje për ritmin energjik dhe koreografinë dinamike në skenë.

Megjithatë, përfaqësuesja e Qipro e mbylli garën në vendin e 19-të me 75 pikë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *