Shpend Lleshi publikon këngën më të re me titull “FLOKËT”, në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Alma Bektashi.
Projekti muzikor vjen i kompletuar edhe me videospot, duke sjellë një realizim artistik që i jep më shumë dimension këngës dhe mesazhit të saj.
“FLOKËT” është një dedikim i veçantë për shokët dhe marrëdhëniet shoqërore, duke reflektuar emocione dhe përjetime personale të artistit.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga vetë Shpend Lleshi, ndërsa në bashkëpunim artistik figuron edhe Alma Bektashi. Orkestrimi dhe aranzhimi muzikor janë realizuar nga Rinor Ukimeri, duke i dhënë projektit një tingull modern dhe të strukturuar profesionalisht.
Kënga tashmë është e disponueshme në platformat muzikore dhe po pritet me interes nga publiku dhe fansat e muzikës shqiptare.
KAQPATA


