Situata u tensionua gjatë mesnatës në Tiranë, ku një grup protestuesish u përplasën me forcat e policisë pranë Komisariatit nr. 3, ku po mbaheshin disa persona të arrestuar pas incidenteve të mëparshme.
Sipas raportimeve, protestuesit marshuan drejt komisariatit duke brohoritur “Lironi çunat”, ndërsa tensionet u rritën kur disa prej tyre thyen xhamat e godinës dhe hodhën parulla kundër policisë, përfshirë thirrjen “Policia e krimit”.
Gjatë përplasjes, një efektive e Policisë së Shtetit mbeti e lënduar.
Në reagim ndaj situatës, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë për të larguar protestuesit nga ambientet përreth komisariatit.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur numrin e personave të ndaluar apo nëse do të ndërmerren masa të tjera pas incidenteve.
KAQPATA


