Një person është arrestuar në një pikëkalim kufitar, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar një të mitur duke e kërcënuar me publikimin e fotografive intime në internet.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti lidhet me veprën penale “Shtrëngim” dhe ka ndodhur më 26 qershor 2026 në Ferizaj. I dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se përmes rrjeteve sociale

M dhe duke përdorur llogari me emra të rremë, ka kërcënuar viktimën e mitur se do të publikonte fotografi intime të saj.

Policia njofton se më 4 korrik 2026, i dyshuari u ndalua dhe u arrestua në një pikëkalim kufitar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *