Pas Marshit për Liri të mbajtur të shtunën në Prishtinë, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre.

Endrit Thaçi ka shprehur emocionet e tij pas marshit të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në një postim në Instagram, ai ka falënderuar Kosovën për pjesëmarrjen dhe mesazhin e dhënë përmes protestës.

“Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët. UÇK”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Reagimi i tij erdhi pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Strasburg, ku ai foli për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Marshi për Liri në Prishtinë mblodhi një numër të madh qytetarësh, përfaqësuesish politikë, familjarësh dhe veteranësh, të cilët kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe shprehën mbështetje për ta.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me procesin gjyqësor në Hagë lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Specializuar.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *