Një incident fizik është raportuar në hapësirat e një qendre tregtare në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht komandantin e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.
Sipas informacioneve të para të siguruara nga Gazeta01, incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një parking, e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.
Burime të mediumit bëjnë të ditur se dy personat e dyshuar pretendohet të jenë djem të një zyrtari tjetër policor. Megjithatë, ky informacion deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet dhe duhet të trajtohet si pretendim.
Pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më vonë në rast është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me rrethanat e incidentit dhe veprimet e ndërmarra ndaj personave të dyshuar.
KAQPATA


