Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen Jashari në Skenderaj për të shprehur ngushëllimet e tij me rastin e ndarjes nga jeta të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.
Gjatë vizitës, Kurti vlerësoi lart kontributin e Sahit Jasharit në përpjekjet për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, duke theksuar angazhimin e tij të hershëm para luftës dhe rolin e tij gjatë periudhës së rezistencës së armatosur.
Në librin e kujtimeve, Kurti shkroi se Sahit Jashari ishte një bashkëveprimtar i afërt i Adem Jashari, i cili kontribuoi me organizim dhe veprimtari të vazhdueshme në shërbim të lirisë së vendit.
Ai shtoi se do ta kujtojë Sahit Jasharin për qëndrimet e tij patriotike, përkushtimin ndaj çështjes kombëtare dhe angazhimin e veçantë për edukimin dhe motivimin e brezave të rinj.
Vdekja e Sahit Jasharit ka ngjallur reagime dhe ngushëllime nga personalitete politike, institucione dhe qytetarë të shumtë në Kosovë dhe më gjerë.
KAQPATA


