KFOR ka monitoruar një operacion shpërthimi në një gurore pranë Kaçanik, në kuadër të aktiviteteve për sigurinë dhe kontrollin e mjeteve shpërthyese në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, operatorët për heqjen e mjeteve shpërthyese nga kontingjentet austriake dhe rumune të KFOR-it kanë zhvilluar një inspektim sigurie gjatë operacionit, në koordinim me inxhinierët e përbashkët të shtabit të KFOR-it.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe inspektorët e eksplozivëve minerarë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, duke bashkëpunuar ngushtë me misionin e NATO-s.
KFOR theksoi se angazhime të tilla të rregullta dëshmojnë përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit me institucionet lokale dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Misioni i NATO-s rikujtoi gjithashtu se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe EULEX.
KAQPATA


