Filmi Dua, me regji nga Blerta Basholli, ka fituar çmimin prestigjioz “SACD” në kuadër të seksionit “Semaine de la Critique” në Festivali i Filmit në Kanë.

Ky çmim ndahet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë dhe konsiderohet një ndër vlerësimet më të rëndësishme autoriale në industrinë franceze të filmit.

Pas marrjes së çmimit, Basholli deklaroi se ky sukses ka një domethënie të veçantë për të, pasi filmi mbështetet në një rrëfim shumë personal dhe emocional.

Regjisorja tregoi se procesi i shkrimit të skenarit ka qenë sfidues, ndërsa përzgjedhja e filmit mes vetëm shtatë projekteve nga mbi 1050 aplikime e bën këtë arritje edhe më të madhe.

Premiera e filmit në Kanë u prit me duartrokitje të gjata nga publiku dhe kritikët e pranishëm.

Filmi “Dua” trajton jetën e një adoleshenteje gjatë luftës në Kosovë, duke sjellë në qendër ëndrrat, frikërat dhe përpjekjen për të ruajtur humanitetin në kohë të vështira.

Pas suksesit në Kanë, filmi ka marrë ftesa për pjesëmarrje edhe në festivale të tjera ndërkombëtare të filmit.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *