Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së Fitore Pacolli, e cila kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje “e ka mbrojtur Kosovën” nga figura të njohura politike, përfshirë edhe vetë Çitakun.

Pacolli, gjatë një emisioni televiziv, kishte përmendur emrat e Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Vlora Çitakut, duke thënë se Vetëvendosje e ka mbrojtur vendin nga ta.

Deklarata ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në skenën politike.

Në reagimin e saj për media, Çitaku tha se nuk e konsideron veten të denjë të përmendet në të njëjtën listë me, siç u shpreh ajo, “heronjtë e gjallë” të Kosovës.

“Nuk e meritoj unë me qenë në një listë me Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe heronjtë e gjallë që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë që kemi sot”, deklaroi Çitaku.

Ajo e cilësoi deklaratën e Pacollit si “marri e llojit të vet”, duke shtuar se është e papranueshme të thuhet se Kosova duhet të mbrohet nga njerëzit që, sipas saj, kanë qenë të gatshëm të sakrifikohen për vendin.

“Është marri e llojit të vet me mendu që Kosovën duhet me e mbrojtë prej atyre që kanë qenë në gjendje me vdek për këtë vend”, tha Çitaku për Klan Kosova.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *