Islam Selmani ka fituar medaljen e artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke shkëlqyer në kategorinë deri në 60 kilogramë në karate.
Karateisti kosovar ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në garat e zhvilluara në Taranto të Italisë, duke arritur deri në finalen e madhe.
Në përballjen për medaljen e artë, Selmani mposhti grekun Christos Xenos, duke siguruar kështu vendin e parë dhe një tjetër sukses të rëndësishëm për sportin kosovar.
Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa në total Kosova ka arritur të fitojë shtatë medalje në këtë edicion.
Përveç Islam Selmanit, medaljen e artë për Kosovën e ka fituar edhe Donjeta Sadiku në boks.
Ndërkohë, Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj kanë siguruar medalje të bronzta.
Triumfi i Selmanit i jep një tjetër moment të rëndësishëm karatesë kosovare dhe e pasuron bilancin e Kosovës në “Taranto 2026”.
KAQPATA


