Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka dëmtuar një lokal zejtar, ndërsa sipas Policisë së Kosovës rezultoi se ishte nën ndikim të alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 05:00.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pronari i lokalit kishte raportuar se kur kishte shkuar për ta hapur biznesin e tij, kishte vërejtur një xham të thyer.

Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe analizimit të kamerave të sigurisë, policia arriti ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili raportohet të jetë shtetas i huaj.

“Të dyshuarit i është bërë alkooltesti, ku ka rezultuar me 1.78 promil alkool në gjak”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *