Dy gra kanë mbetur të lënduara si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Skenderaj, ku janë përfshirë një motor elektrik dhe një veturë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 15:44 në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj.

Policia njofton se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mosmbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit elektrik, e cila ka goditur veturën nga prapa.

Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar dy gratë që ndodheshin në motorin elektrik. Të njëjtat kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë procedurat lidhur me rastin.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *