Ministrat e financave të vendeve më të industrializuara në botë do të mblidhen në Paris për të diskutuar zhvillimet e fundit lidhur me luftën në Iran dhe konfliktin në Ukrainë.
Lajmi është konfirmuar nga komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, i cili bëri të ditur se takimi i G7 do të fokusohet në situatën e sigurisë globale dhe ndikimet ekonomike të konflikteve ndërkombëtare.
Sipas raportimeve, një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë edhe nevoja për rihapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit, pasi Irani e mbylli këtë rrugë strategjike ujore pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael të muajit shkurt.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se do t’u bëjë thirrje vendeve partnere që të vazhdojnë sanksionet ndaj Teheranit, me qëllim të ndërprerjes së financimit të “makinerisë së luftës” iraniane.
Ai komentoi edhe vizitën e fundit të delegacionit amerikan në Kinë, të udhëhequr nga Donald Trump, duke e cilësuar atë si “shumë të suksesshme”.
Grupi G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me përfaqësues të Bashkimit Evropian.
KAQPATA


