Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në Marshin për Liri, i cili mbahet sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Hoxhaj ka kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe të mbështetjes ndaj vlerave që, sipas tij, lidhen me luftën e UÇK-së.

“Historia na thërret që t’u dëshmojmë brezave të ardhshëm se populli ynë nuk dorëzohet, nuk e harron historinë e vet dhe nuk hesht kur e vërteta dhe lufta e lavdishme e UÇK-së kanë nevojë për zërin tonë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Marshi është paralajmëruar të nisë në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Le ta mbushim Prishtinën me zërin e Kosovës! Shihemi në sheshin ‘Skënderbeu’”, ka shkruar Hoxhaj.

Marshi pritet të mbledhë qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *