Këngëtari Gjesti është paraqitur sot para gjykatës, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjen e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.

Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar që të arrihet një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Kërkesa fillimisht është kundërshtuar nga pala e dëmtuar, por Gjykata ka vendosur ta pranojë marrëveshjen.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat avokati i Gjestit, Burim Azemi.

Gjesti: Kam qenë në ankth, e pranoj fajin

Para gjykatës, Gjesti ka pranuar fajësinë dhe ka folur për gjendjen e tij gjatë incidentit.

“Kam qenë në ankth, e pranoj fajin. Një njeri prej qefit ato nuk i bënë”, ka deklaruar këngëtari.

Rasti është bërë objekt i një procesi gjyqësor pas mosmarrëveshjeve mes Gjestit dhe Erkand Shabanit, pronarit të kompanisë “Onima”.

Me pranimin e marrëveshjes nga Gjykata, procedura ndaj këngëtarit hyn në një fazë tjetër, ndërsa detajet e mëtejshme të marrëveshjes pritet të bëhen të ditura gjatë procedurës.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *