Babai i Eduart (Edi) Kuçit, Arsimi, ka reaguar publikisht pas publikimit të videos që është bërë virale në rrjetet sociale, ku djali i tij shihet duke u dhunuar nga Jozefin Marku.

Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, Arsimi tha se familja e ka përjetuar rëndë ngjarjen, ndërsa bëri të ditur se për momentin nuk dëshiron të japë deklarata të tjera në media.

“E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë”, deklaroi ai.

Babai i Edi Kuçit sqaroi gjithashtu se disa prej postimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale në lidhje me rastin nuk janë publikuar prej tij dhe as me miratimin apo iniciativën e tij.

Ai kërkoi mirëkuptim për vendimin e tij për të mos folur më gjatë rreth ngjarjes.

“Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë”, tha Arsimi.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur videoja e incidentit ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe debat të gjerë publik.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *