Dhjetëra, ndërsa pamjet tregojnë se numri i tyre mund të ketë qenë edhe në qindra, motoristë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motoçikletë.

Mbledhja e motoristëve është zhvilluar në një atmosferë të rënduar nga dhimbja, ku miqtë dhe bashkëudhëtarët e tij kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe kanë nderuar kujtimin e të riut.

Prania e madhe e komunitetit të motoristëve dëshmon lidhjen dhe respektin që Laurent Krasniqi kishte krijuar me njerëzit që ndanin të njëjtin pasion për motoçikletat.

Familjarë, miq dhe të afërm janë bërë bashkë për ta përcjellë Laurent Krasniqin në banesën e fundit, pas humbjes së tij të parakohshme.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, në aksident ishin përfshirë një veturë dhe motoçikleta që drejtohej nga Krasniqi.

Si pasojë e përplasjes, ai kishte pësuar lëndime të rënda. Edhe pse ishte dërguar për trajtim në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Vdekja e Laurent Krasniqit ka prekur familjarët, miqtë dhe komunitetin e motoristëve, të cilët sot u bashkuan për ta nderuar për herë të fundit.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *