Në një aksion të Policisë së Kosovës në komunën e Kamenicës janë arrestuar dy persona, ndërsa janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike, vula dhe para të gatshme që dyshohet se lidhen me funksionimin e një sistemi paralel.

Sipas raportimeve, të dyshuarit janë Negovan Vasiq (46) dhe Dragan Kristiq (44), ndaj të cilëve janë iniciuar procedura penale për veprat “Asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aksioni është zhvilluar me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan, ku janë kontrolluar banesa, lokale dhe një objekt shkollor në fshatin Strezoc.

Gjatë bastisjeve, hetuesit kanë konfiskuar:

  • një vulë me stemën e Republikës së Serbisë
  • dokumente që lidhen me sistemin paralel administrativ
  • materiale të lidhura me Listën Serbe
  • 6 laptopë dhe 4 kompjuterë
  • USB dhe telefon mobil
  • një pushkë ajrore
  • para të gatshme në valuta të ndryshme (euro, dinarë serbë, dollarë dhe franga zvicerane)

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorisë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar origjinën dhe përdorimin e materialeve të sekuestruara.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *