Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për moslajmërim të veprës penale apo të kryesve të saj, në kuadër të një rasti që lidhet me hetimet për krime lufte në Kalludër të Zubin Potokut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar me datën 19 prill 1999, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti lidhet me zhvillimet në Kalludër të Vogël, Zubin Potok, ku janë zhvilluar hetime dhe gërmime në kuadër të zbardhjes së rasteve të dyshuara të krimeve të luftës të vitit 1999.

Hetimet për rastin po vazhdojnë nga autoritetet kompetente.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *