
Avokatja Arbenita Aliu ka reaguar pas kërcënimeve të bëra ndaj një polici në Lipjan përmes rrjeteve sociale, duke i cilësuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës si të papranueshme dhe të dëmshme.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu tha se çdo formë linçimi ndaj Policisë është “dorë e zgjatur e Serbisë”.
“Ecni more te shtëpitë e juaja, merruni me diçka të mençur. Ata që kanë tejkaluar autorizimet janë para gjykatës. Çdo linçim tjetër ndaj Policisë është dorë e zgjatur e Serbisë”, shkroi ajo.
Ajo theksoi se duhet të flitet më shumë për kushtet në të cilat punojnë policët, mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe rrezikun që përballen çdo ditë.
“Nëse nuk do të ishte Policia e Kosovës, një sistem i tërë i drejtësisë nuk do të funksiononte”, përfundoi ajo.
KAQPATA