
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, për mashtrim, shmangie tatimore, keqpërdorim ekonomik dhe pastrim parash.
Të pandehurit G.G dhe T.G akuzohen se nga tetori 2020 deri në gusht 2024 kanë mashtruar 131 qytetarë me premtimin për ndërtimin e vilave prej druri brenda 60 ditësh. Ata kanë marrë para nga blerësit, por nuk kanë ndërtuar asnjë vilë.
Sipas Prokurorisë, përmes kësaj skeme janë përfituar në mënyrë të paligjshme 1,894,250 euro, të cilat janë përdorur për blerje pasurish në emër të tyre, të biznesit dhe të bashkëshortes së njërit prej të akuzuarve.
Ndërsa N.G dhe M.G po përballen me akuzën për “pastrim parash” në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Prokuroria njoftoi se rasti do të procedohet në gjykatë.
KAQPATA