Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas raportimit për zhdukjen e një gruaje në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar nga bashkëshorti i saj, i cili ka deklaruar se gruaja ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Ngjarja ka ndodhur më 12 maj 2026, rreth orës 17:00, në rrugën “Enkelejt” në Prizren.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti po trajtohet dhe mbetet nën hetime.
KAQPATA


