Pas trajtimit mjekësor në Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, kryetari i degës së Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, është liruar për trajtim në shtëpi.
Lajmi është konfirmuar për media nga zyra për informim e Spitalit të Mitrovicës.
“Spitali i Mitrovicës ju konfirmon se pas monitorimit është liruar në shtëpi”, thuhet shkurt në përgjigjen e spitalit.
Sulmi fizik ndaj Mehanit ndodhi të enjten në një kafiteri në qendër të Skenderajt, ku ai pësoi lëndime trupore.
Lidhur me rastin, dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për përfshirje në sulmin ndaj zyrtarit të LVV-së.
Sipas njoftimit të Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të dyshuarit me inicialet E.L. dhe B.N. po hetohen për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
“Janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M. dhe B.Z., pesë dëshmitarë si dhe dy të dyshuarit me iniciale E.L. dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërkohë, Sami Lushtaku ende nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë për intervistim lidhur me rastin.
Sipas Prokurorisë, në organin hetues nuk është paraqitur as një tjetër i dyshuar me inicialet K.H.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime nga autoritetet kompetente.
KAQPATA


