Një rast i rëndë vjedhjeje brenda familjes është raportuar në Gjakovë, ku mbi 20 mijë euro dhe gjësende me vlerë dyshohet se janë zhdukur nga një shtëpi familjare.
Sipas informacioneve fillestare, pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi kishte vërejtur mungesën e parave dhe sendeve me vlerë të konsiderueshme.
Burimet bëjnë të ditur se dyshimet kryesore bien mbi djalin e familjes, për të cilin ankuesi ka deklaruar se edhe më herët kishte kryer vjedhje brenda shtëpisë.
Pas zhdukjes së parave, i dyshuari raportohet se është larguar dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti ka shkaktuar shqetësim dhe tension tek familjarët, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe lokalizimin e personit të dyshuar.
KAQPATA


