Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK), i njohur si Trusti Pensional, ka bërë të ditur se mjetet neto nën menaxhim kanë kaluar shifrën prej 4 miliardë eurosh gjatë muajit maj 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga institucioni, rreth 70 për qind e kësaj vlere përbëhet nga kontributet pensionale të qytetarëve, ndërsa rreth 30 për qind nga kthimet e realizuara përmes investimeve.
Trusti thekson se rritja e mjeteve nën menaxhim ka qenë e vazhdueshme ndër vite, duke reflektuar si kontributet e rregullta të punëtorëve, ashtu edhe performancën e investimeve në tregjet financiare.
Në krahasim me vitin 2015, kur fondi menaxhonte rreth 1.2 miliard euro, vlera aktuale mbi 4 miliardë euro paraqet një rritje të ndjeshme në dekadën e fundit.
Institucioni vlerëson se ky trend pozitiv është rezultat i kombinimit të kontributeve të qëndrueshme dhe strategjisë së investimeve në periudha afatgjata.
Trusti pritet të vazhdojë menaxhimin e fondeve me fokus në ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen e qëndrueshme të kapitalit të kursimeve pensionale të qytetarëve.
KAQPATA


