Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, po rezulton deputeti më i votuar në Komunën e Pejës, duke lënë pas të gjithë kandidatët e subjekteve të tjera politike sipas rezultateve të deritanishme të numërimit të votave.
Me 8,159 vota të grumbulluara deri tani, Kelmendi ka krijuar një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalëve politikë nga Peja, duke u pozicionuar bindshëm në krye të listës së kandidatëve më të mbështetur nga qytetarët.
Pas tij renditet kandidati i LDK-së, Sadri Berisha me 5,670 vota, ndërsa i treti është Kujtim Shala me 5,274 vota. Në mesin e pesë kandidatëve më të votuar janë edhe Armend Baloku i Vetëvendosjes me 4,002 vota dhe Hykmete Bajrami e LDK-së me 3,789 vota.
Rezultatet tregojnë se Taulant Kelmendi ka krijuar diferencë të theksuar edhe ndaj figurave të njohura politike nga Peja. Ish-kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha, ka marrë 2,143 vota, ndërsa kryetari i PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, ka siguruar 1,884 vota.
Nëse trendi aktual vazhdon edhe pas numërimit të votave me kusht, votave nga diaspora dhe votave të tjera të mbetura, Kelmendi pritet ta ruajë pozitën e kandidatit më të votuar në Pejë.
10 kandidatët më të votuar nga Peja:
- Taulant Kelmendi (VV) – 8,159 vota
- Sadri Berisha (LDK) – 5,670 vota
- Kujtim Shala (LDK) – 5,274 vota
- Armend Baloku (VV) – 4,002 vota
- Hykmete Bajrami (LDK) – 3,789 vota
- Fatmire Kollçaku (VV) – 3,700 vota
- Arben Gashi (LDK) – 2,955 vota
- Naser Gega (LDK) – 2,883 vota
- Agim Çeku (AAK) – 2,774 vota
- Jeton Kelmendi (LDK) – 2,770 vota
Rezultatet mbeten preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave.
KAQPATA


