Procesi i numërimit të votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit nis sot në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Votimi fizik i diasporës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës në vende të ndryshme të botës, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 27.724 qytetarë të regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 22.414 votues, ose mbi 81 për qind e të regjistruarve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim, rezultatet do të publikohen dhe përditësohen në platformën zyrtare të rezultateve.
Numërimi i votave të diasporës pritet të ndikojë në renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe mund të sjellë ndryshime në garën për mandatet parlamentare, veçanërisht në partitë ku diferencat mes kandidatëve janë të vogla.
KAQPATA


