Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për një valë të re mashtrimesh kibernetike përmes mesazheve SMS, ku në mënyrë të rreme pretendohet se qytetarët kanë gjoba trafiku të papaguara.
Sipas njoftimit zyrtar, mesazhet përmbajnë linke të dyshimta për pagesë dhe synojnë marrjen e të dhënave personale apo bankare të qytetarëve.
Policia ka bërë të ditur se këto SMS nuk janë dërguar nga institucionet zyrtare dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Kosovës.
“Është identifikuar një SMS mashtruese që po shpërndahet në emër të Policisë së Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke kërkuar klikim në linke për pagesë”, thuhet në njoftim.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në linke të panjohura dhe të mos ndajnë të dhënat personale apo bankare përmes mesazheve të dyshimta.
Policia e Kosovës ka theksuar se po monitoron situatën dhe mbetet e angazhuar në parandalimin e mashtrimeve online dhe mbrojtjen e qytetarëve nga aktivitetet kriminale kibernetike.
Ekspertët e sigurisë rekomandojnë që qytetarët të verifikojnë çdo informacion për gjoba apo pagesa vetëm përmes kanaleve zyrtare institucionale.
KAQPATA


