Një qytetar në Lipjan ka ngritur shqetësimin për një mospërputhje mes çmimit të afishuar në raft dhe atij të faturuar në arkë, duke pretenduar se ka paguar më shumë se çmimi i reklamuar.


Sipas fotografive të siguruara, produkti “Pështetë Pule MEKA 95 gram” ishte i ekspozuar në raft me çmimin promocional prej 0.59 euro për copë. Megjithatë, në kuponin fiskal i njëjti produkt rezulton i faturuar me 0.69 euro për copë, edhe pse oferta ishte deri në përfundimin e datës 07.07.2026 qytetari u fakturua më shumë.

Qytetari kishte blerë gjithsej 6 copë, çka nënkupton se ka paguar 60 cent më shumë sesa çmimi i afishuar në raft. Po ashtu qytetarët kanë filluar ankesat për mos kthimin e plotë të parave duke nënkuptuar që 0.02-0.03 euro cent asnjeherë nuk kthehen nga marketet.

Rasti ngre pikëpyetje mbi përputhshmërinë e çmimeve të ekspozuara me ato që aplikohen në arkë, duke shtuar nevojën për kontroll më të madh dhe transparencë ndaj konsumatorëve.
Nëse vërtetohet se çmimi i faturuar nuk përputhet me çmimin e afishuar, konsumatorët kanë të drejtë të kërkojnë sqarim dhe korrigjim nga subjekti tregtar, ndërsa institucionet përgjegjëse mund të ndërmarrin veprimet e nevojshme.


KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *