Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zbuluar një lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik, për të cilën dyshohet se është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, lidhja ilegale ka shkaktuar dëmtim të interesit publik dhe dyshohet se ka sjellë keqpërdorim të një prej resurseve më të rëndësishme – ujit të pijshëm.

Nga hetimet fillestare dyshohet se përmes kësaj lidhjeje janë shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme mijëra litra ujë, pa autorizim dhe jashtë procedurave të rregullta të furnizimit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se rasti tashmë është në proces të hetimit nga organet kompetente.

Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe konstatimit të plotë të gjendjes faktike, personat përgjegjës pritet të përballen me masa ligjore dhe procedim përpara organeve të drejtësisë.

Kompania ka apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të përdorimit të rrjetit publik të ujësjellësit, duke theksuar se keqpërdorimet ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin dhe interesin e qytetarëve.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *