Trafiku Urban ka njoftuar se, për shkak të punimeve infrastrukturore në zonën e Rrethit të Flamurit në Prishtinë, do të ketë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e autobusëve të linjave 3 dhe 4.

Sipas njoftimit, nga 10 deri më 18 korrik, rruga “Fehmi Lladrovci”, në segmentin nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, do të jetë e mbyllur për qarkullim për shkak të realizimit të punimeve infrastrukturore.

Si pasojë, linjat nr. 3 dhe nr. 4 do të devijohen vetëm në drejtimin e ardhjes.

Itinerari i përkohshëm i linjës nr. 3 (Bardhosh – Rrethi i Matit)

  • Eqrem Çabej
  • Afrim Zhitia
  • Xhevë Lladrovci
  • Astrit dhe Arbnor Dehari
  • Rrethi i Matit

Itinerari i përkohshëm i linjës nr. 4 (Parku i Gërmisë – Matiqan)

  • Eqrem Çabej
  • Afrim Zhitia
  • Xheladin Rekaliu
  • Matiqan

Trafiku Urban ka bërë të ditur se në drejtimin Matiqan – Parku i Gërmisë (Linja 4) dhe Rrethi i Matit – Bardhosh (Linja 3), autobusët do të vazhdojnë të qarkullojnë sipas itinerarit të rregullt.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet e tyre me kohë dhe të kenë parasysh devijimet e përkohshme deri në përfundimin e punimeve.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *