Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e së shtunës.

Sipas vendimit të ri të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.49 euro.

Ndërkohë, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.38 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) me 0.61 euro për litër.

Çmimet maksimale të derivateve

  • Nafta: 1.49 €/litër
  • Benzina: 1.38 €/litër
  • Gazi (LPG): 0.61 €/litër

Këto çmime do të mbesin në fuqi deri në publikimin e vendimit të radhës nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për përcaktimin e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve në Kosovë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *