Është publikuar videoja e plotë e incidentit mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit, ku shihet momenti kur këngëtari përballet fizikisht me ish-konkurrentin e “Për’puthen”.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Jozi fillimisht shihet duke folur me disa persona që ndodheshin në një makinë dhe u kërkon atyre të bëhen gati për të filmuar.
Më pas, ata dalin nga makina dhe Jozi i afrohet Eduard Kuçit, të cilin e godet me shpullë.
Gjatë përplasjes dëgjohen edhe fjalët e Jozit drejtuar Eduardit, të cilin e pyet se pse e kishte sharë.
“Pse më ke sha?”, dëgjohet të thotë Jozi.
Në video dëgjohen edhe persona të tjerë që ndërhyjnë në situatë, ndërsa njëri prej tyre kërkon që Eduardi të mos goditet më.
Dialogu gjatë përplasjes
Jozi: Pse më ke sha?
Edi: Të kam kërkuar falje.
Jozi: Mua me më sha?
Edi: Atëherë kam bërë gabim.
Jozi: Ulu në gjunjë e kërko falje, mos e zgjat më.
Edi: Më fal.
Në fund të videos, Eduard Kuçit shihet duke i zgjatur dorën Jozit. Ky i fundit ia jep dorën dhe më pas largohet nga vendi.
Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët do të japin detaje të tjera lidhur me incidentin.
KAQPATA


