Protesta kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec ka vijuar edhe këtë të hënë në Tiranë, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën për të 30-ën ditë radhazi për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit.
Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta dhe duke përsëritur kërkesat e tyre.
Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës së vjetër politike dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, të cilat, sipas tyre, rrezikojnë pasuritë natyrore të vendit.
Pas marshimit, protestuesit u drejtuan përpara godinës së Kryeministrisë, ku organizatorët dhe qytetarët mbajtën fjalime, duke kërkuar që institucionet të tërhiqen nga projekti i investimit në Zvërnec.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
KAQPATA


