Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 15 qershor do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në territorin e kryeqytetit. Procesi do të zhvillohet sipas planit operativ dhe synon kontrollin e insekteve gjatë sezonit veror.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se faza e dytë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të nisë më 15 qershor, duke filluar nga ora 20:00.

Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti do të realizohet sipas planit dinamik të operimit, ndërsa paralelisht do të zhvillohen edhe veprimet për hedhjen e larvicideve më 15 dhe 16 qershor, duke filluar nga ora 09:00.

Autoritetet komunale kanë theksuar se realizimi i procesit varet nga kushtet atmosferike, prandaj datat dhe oraret e planifikuara mund të ndryshojnë në rast të motit të pafavorshëm.

“Faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës për vitin 2026 fillon më 15 qershor nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti, i cili ka për qëllim reduktimin e insekteve dhe përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare në hapësirat publike të kryeqytetit.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *