Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin fizik që ndodhi të enjten në një lokal në Skenderaj, ku u përfshinë Sami Lushtaku dhe Hysni Mehani.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa dy persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas pranimit të një informate për rrahje në një lokal, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Pas incidentit, Mehani deklaroi se ishte sulmuar fizikisht nga Lushtaku, pretendim që ky i fundit e ka mohuar publikisht.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar se rasti tashmë është marrë në trajtim nga organet kompetente në Prishtinë dhe se Lushtaku do t’i përgjigjet Prokurorisë sapo të marrë ftesën zyrtare.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *