Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike në pesë Qendra Komunale të Numërimit.
Sipas KQZ-së, deri në mesnatën e së hënës (8 qershor 2026), janë përmbyllur aktivitetet e numërimit në QKN-të e Junikut, Shtërpcës, Hanit të Elezit, Parteshit dhe Mamushës.
Në Junik është përfunduar procesi në 6 nga 6 vendvotime, në Shtërpcë 17 nga 17, në Han të Elezit 11 nga 11, në Partesh 7 nga 7 dhe në Mamushë 5 nga 5, duke mbyllur plotësisht procesin në këto komuna.
Ndërkohë, numërimi dhe verifikimi i votave po vazhdon në 32 Qendra të tjera Komunale të Numërimit, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjilanin, Mitrovicën, Ferizajn dhe komuna të tjera të vendit.
Në QKN-në e Vushtrrisë, procesi ka nisur për 10 vendvotime, por rezultatet nuk janë procesuar për shkak të problemeve teknike me rrjetin e internetit. Kutitë e votimit janë siguruar sipas procedurave dhe pritet që numërimi të rifillojë gjatë ditës.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më 8 qershor 2026 në ora 23:59 janë procesuar 486 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 19.46% të totalit.
KQZ thekson se pas përfundimit të numërimit në secilin vendvotim, të dhënat po transmetohen në platformën zyrtare të rezultateve.
KAQPATA


