Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua në Obiliq.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën, më 8 qershor 2026, rreth orës 07:55.
Autoritetet policore bëjnë të ditur se menjëherë pas raportimit të rastit, i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar nga njësitet kompetente.
Pas intervistimit dhe procedurave të para hetimore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë publike.
KAQPATA


