Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës po vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa po bëhen publike edhe rezultatet e para të votave preferenciale brenda subjekteve politike.
Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 07:45, janë numëruar 19.46 për qind e votave për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Me këtë përqindje të votave të numëruara, listës së PDK-së i prin Bedri Hamza, i ndjekur nga Përparim Gruda dhe Arian Tahiri. Në vendin e katërt renditet Uran Ismaili, ndërsa e pesta është Sala Jashari.
Rezultatet aktuale paraqesin vetëm një pjesë të procesit të numërimit, ndërsa renditja e kandidatëve mund të pësojë ndryshime me vazhdimin e numërimit të votave në nivel vendi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë gjatë ditës përditësime të reja, të cilat do të japin një pasqyrë më të qartë për mbështetjen që kanë marrë kandidatët për deputetë.
Lista e plotë e 10 kandidatëve më të votuar të PDK-së do të plotësohet dhe përditësohet sapo të publikohen të dhënat zyrtare të detajuara.
KAQPATA


