Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës po vazhdon, ndërsa rezultatet e para po nxjerrin në pah emrat që kanë marrë mbështetjen më të madhe brenda subjekteve politike.

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 07:35, janë numëruar 19.46 për qind e votave preferenciale për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në krye të listës së kandidatëve më të votuar renditet Vjosa Osmani, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku dhe Doarsa Xhelili. Ndërkaq, në vendin e katërt pozicionohet Hykmete Bajrami, ndërsa i pesti është Avdullah Hoti.

Rezultatet janë ende preliminare dhe mund të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit të votave në qendrat komunale të numërimit.

Sipas të dhënave aktuale, lista e 10 kandidatëve më të votuar të LDK-së po formësohet ndërsa procesi zgjedhor po hyn në fazën e numërimit të votave preferenciale, të cilat do të përcaktojnë përfundimisht renditjen e kandidatëve për deputetë.

Institucionet zgjedhore pritet të publikojnë përditësime të reja gjatë ditës, ndërsa numërimi vazhdon në nivel vendi.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *