Një rast shqetësues është raportuar në Strugë, ku një grua dyshohet se ka lënë fëmijët e saj të mitur duke fjetur në automjet, ndërsa vetë kishte shkuar në punë.
Sipas informacioneve të policisë, më 9 qershor 2026, rreth orës 00:03, në Drejtorinë e Policisë së Strugës është paraqitur një denoncim nga V.S., i cili ka raportuar se bashkëshortja e tij, N.S. (41), kishte lënë fëmijët e tyre të mitur në veturë.
Pas marrjes së njoftimit dhe me autorizim të prokurorit publik, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe kanë gjetur fëmijët duke fjetur në automjetin e parkuar në një parking nëntokësor në rrugën “Vllado Maleski”.
Fëmijët janë marrë nën kujdes dhe më pas i janë dorëzuar babait të tyre.
Autoritetet kanë bërë të ditur se po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personave përgjegjës pritet të ngrihen kallëzime përkatëse.
KAQPATA


